Gili Gili është njëra nga këngëtaret që i kushton shumë rëndësi paraqitjes para publikut, qoftë me veshje, qoftë me grim, qoftë me fotografi, etj. Këngëtarja që këndoi për disa vite këngë që u pëlqye e po pëlqehet edhe nga fëmijët, çastet e eksodit i riktheu me disa këngë të tjera me tema të ditës të cilat i realizoi edhe si videoklipe. Kënga “Prishtina”, një baladë shumë e bukur ku i këndohet rinisë studentore prishtinase të viteve tetëdhjetë. Pastaj kënga “Ditët e fundit” në duet me Ardit Stafajn e cila trajton temën e drogës që si videoklip ka marrë shumë çmime në manifestimet e këtij lloji, dhe tash së fundi kënga “Mos ma shëmtoni lirinë”. Vetëm pas luftës ka realizuar një videokasetë dhe dy albume që janë pritur dhe janë shitur shumë. Disa nga këngët e saj përcjellin edhe sensin e krenarisë së të qënit femër si: “Edhe pa ty u kënaqa”, “Aktore e përkryer”, etj. Gili ka marrë pjesë në shumë manifestime humanitare në Kosovë dhe jashtë. Ndaj nuk e ka zgjedhur rastësisht që albumin e saj të fundit e ka përuruar jo në ambiente të mbyllura e në sallonet e hoteleve të Prishtinës, por në një ambinet rural në një fshat të Kosovës. Postuar nga Natyrani
Uji më i shtrenjtë në botë Para disa muajsh një mik I Madonnës ka zbuluar se ajo çdo vit shpenzon rreth 10 000 dollarë vetëm për ujë. Sekreti i këtij uji ka qenë se "ishte i bekuar nga një rabin".
Përveç Madonnës këtë shprehi e kanë edhe Demi Moore, Ashton Kutcher dhe Naomi Campbell. Në grupin e ujit më të shtrenjtë që prodhohet, është edhe uji "10 Thousand BC", i cili vjen nga akulli i vjetër më shumë se dhjetëmijë vite.
Për këtë ujë thuhet se është i njëjtë me ujin I cili është pirë para dhjetëmijë vitesh. Mirëpo, derisa uji i zakonshëm nuk është aq ekskluziv siç është "10 Thousand BC", prodhuesit mundohen të lënë përshtypje me anë të ambalazhimit.
Një shembull për këtë është uji "Bling H2O", i cili është i zbukuruar me kristale dhe diamante "Swarovski".
"Bling H2O" shitet me çmimin prej 441 dollarë për një shishe.postuar nga Administratori
Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!